“Heqje LIRIE për ata që…”/ Shtimi i rasteve me Covid-19, Rama: Nëse do të vijojmë kështu do të na duhet të rimbyllemi

0
Gjigandi

Kryeministri Rama, me anë të një lidhje live në “Facebook” ka një mesazh për të gjithë qytetarët.

Pas shtimit të numrit të lartë të rasteve në vendin tonë kryeministri Rama ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse nuk do të zbatojnë protokollet apo rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë atëherë do t’i rikthehemi karantinës.
Më tej ai liston edhe tre vendime të marra së bashku me ekspertët.
Fjala e kryeministrit Rama:
Është e kot të i’ua përsëris, sa herë ju kam thënë se Covid është një armik i rrezikshëm.
Nuk i vë dot faj askujt prej jush që u mërzit dhe nervozua nga ajo mbyllje e madhe, kujtdo që donte të kthehej në normalitet.
Nuk i vej dot faj atyre të cilët në politikën e tyre “hip se të vrava zbrit se të vrava” dhanë një shembull të keq mes fjalëve dhe tubimeve.
Kur vendosëm të hapim gjithçka ishim të sigurt që hapja do të sillte këtë gjë, por bëm gjënë e duhur, duke vendosur protokollet e duhura.
Jam dakord me të gjithë ata që donin kthimin në normalitet ditë pas ditë e javë pas jave.
Kemi zgjedhur me vetëdije rrugën e këshillimit dhe mirëkuptimit dhe jo të ndëshkimit apo të mbylljes të bizneseve që nuk respektojnë një për një rregullat.
E kemi ditur dhe thënë që numrat do të rriteshin, gjëja më normale dhe që po ndodh faktikisht të gjitha vendeve.
Ashtu si ju kemi kërkuar të kuptoni nevojën për një solidaritet në zbatimin e rregullave.
Unë nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ngrihet të vdekurit nuk ngjallen.
Për bukën e gojës nuk ka vdekur askush në Shqipëri, por një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë dhe burimet e rimëkëmbjes.
Nëse vazhdojmë kështu fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe do të na duhet të vuajmë atë që morëm nga mbyllja e parë.
Por as në mendje s’dua ta çoj se e di që s’do shkojmë deri aty, sepse vet e kemi në dorë.
Numrat janë shqetësuese por janë ende nën kontroll, gatishmëria jonë vazhdon të rritet me shtimin e investimeve dhe mjeteve por ama fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët jo bluzat e bardha.
Mbi të gjitha vendoset nga distancimi social.
Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët po ju bëj me dije se:
1: Nuk do të lejojmë asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik.
Liria e lëvizjes është e garantuar por grumbullimet me më shumë se numri i lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim dhe kush merr pjesë në grumbullime se sa numrat e lejuara do të penalizohet individualisht.
2:Bizneset nuk do të tolerohen më nëse nuk zbatojnë protokollet e siguris, veç gjobave rrezikojnë heqje lirie.
3: Qytetarët do të lëvizin rregullisht por edhe ata do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rrëgullave në hapësirat e përbashkëta publike.
Kështu nuk vazhdohet më tutje!

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu