Nuk ka ndërmend t’i bindet rregullave të distancimit social apo edhe masave strikte.
Këngëtarja Julka Gramo thotë se nuk ka asnjë problem, edhe nëse vdes, sepse e ka shijuar jetën.
Gjatë fjalës së saj këngëtarja tha se, nuk ka arsye që ajo të distancohet nga shoqëria, edhe pse në jetën e saj është shfaqur një person me të cilin ajo është impenjuar nga ana emocionale.
Më tej ajo shtoi se e dashuron shumë familjen, por dhe nëna e saj e cila ka qenë një grua shumë e përkushtuar, i thotë shpesh që dil dhe shijo jetën.
“Edhe sikur të vdes nesër, e kam jetuar jetën duke i bërë të gjitha”, u shpreh këngëtarja në “Ftesë në 5” sot me Bieta Sulon.