“Do të jemi duke diskutuar se si PS-ja u shkërmoq”/ Parashikimi i Balliut: PD do të shënojë fitore të thellë në zgjedhje

0
Gjigandi

Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht çdo loje që sipas tij do të bëjë kryeministri Rama.

I ftuar Ora News, Balliu tha se pas fitores së thellë të PD “si sot e 1 vit, ne do të jemi duke diskutuar se si Partia Socialiste u shkërmoq.”

“Pavarësisht çdo loje që do të tentojë Edi Rama, Partia Demokratike do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do të jetë një fitore peblishitare dhe thellë.

Si sot e 1 vit, ne do të jemi duke diskutuar se si Partia Socialiste u shkërmoq. Pas Edi Ramës, kjo parti nuk do të jetë më kjo që njohim. Më në fund doli në pah se çfarë ka kërkuar në 30 vite kjo parti, rikthimin e diktaturës.

Të ndalojë protestat, të ndalojë shtypin e lirë, të arrestojë dhe të dhunojë qytetarë. Njerëzit e korruptuar nga Tahiri me shokë deri tek Edi Rama, nuk e shohin me sy 1 orë derën e burgut.

RonaTyra

Sollën dhe zgjedhjet moniste, ky ishte qëllimi i tyre. Tani që dolën në pah se çfarë janë, tani do të përballen dhe me gjykimin mbarë kombëtar i cili do të jetë gjykimi më i rëndë që ata do të marrin, me votë.

Duke marrë një humbje të paparë ndonjëherë në historinë shqiptare”, u shpreh Klevis Balliu, ish-deputet i PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu