E besoni apo jo, Kim Kardashian bën stërvitje ‘rraskapitëse’ që në 7 të mëngjesit

0
Gjigandi

Kim Kardashian vazhdon të jetë aktive gjatë bllokimit duke u stërvitur para orës 7 në mëngjes çdo ditë me ndihmën e trajneres së saj personale.

Megjithëse pjesa më e madhe e seancave stërvitore në mëngjes kanë qenë përmes Facetime, trajnerja e famshme gjithashtu raportohet se ka bërë vizita në shtëpinë e Kim, por sigurisht duke ruajtur distancën gjatë gjithë kohës.

Ylli 39-vjeçar, Keeping Up With The Kardashians, kohët e fundit ndau regjimin e saj të stërvitjes në mediat sociale. Ajo ndau një foto të peshave që përdorte gjatë stërvitjes intensive në mëngjes.

Kim gjithashtu kohët e fundit promovoi në mediat sociale librin e ri të fitnesit të Melissa-s, trajneres së saj, me të cilën ka krijuar shoqëri të ngushtë dhe u bëri thirrje fansave që ta shohin atë.

“Ajo ka qenë këtu, në shtëpinë time, çdo mëngjes, në orën 5:45 të mëngjesit, gati për stërvitje,”- tha Kim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu