Xhensila Myrtezaj nuk arriti ta shijonte mirë publikimin e klipit të ri , “Paris“, sepse vëmendja nuk u përqendrua tek kënga por tek look-u i saj.
Shumë e akuzuan se kishte kopjuar Elvana Gjatën me veshjen e saj të kuqe, modelin e flokëve, apo edhe beretën, që supozohej ta afronte pamjen e këngëtares me atë tipike parizjane.
E si të mos mjaftonin këto, edhe i shoqi, Bes Kallaku shkon e “i vë gishtin në plagë“.
“Si ke dalë me këtë beretën kështu, si duke qenë t`u imitu forcat komando“, i shkruan ai.
Dhe Xhensila i përgjigjet: “Legjendë u bë e shkreta beretë, nga ty s`e prisja“, duke I bashkangjitur komentit hashtagun #mosmalujberetën