Kryemadhi takon drejtorin per Europen Qendrore e Lindore te NDI, ja çfare biseduan – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Kryemadhi shprehet se e ka falënderuar z. Benjamin për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Ajo shton se diskutuan mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Postimi i Monika Kryemadhit: Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes. Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu