Ndjekësit e Khloe Kardashian kanë filluar të pyesin veten se pse ylli ka një “fytyrë ndryshe” në çdo selfie të postuar në Instagram.
Motra më e vogël e Kardashian, 35 vjeç, kohët e fundit ka marrë kritika të ashpra nga ndjekësit për “fytyrën e saj të re”, pasi publikoi një foto në mediat sociale të dielën.
Disa i thanë se “dukej si një person ndryshe çdo vit”, pasi e krahasuan fytyrën e saj aktuale me atë me fotot e postuara kohë më parë, duke pretenduar se e ka ndryshuar fytyrën me operacion.
Duket se ndjekësit e kanë mbrojtur yllin dhe kanë dalë me një teori që shpjegon se pse duket kaq ndryshe tani.
Një ndjekëse sugjeroi që ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ thjesht dëshiron të duket njësoj si motrat e saj më të mëdha, Kourtney, 41 vjeç dhe Kim, 39 vjeç.
Në një forum në internet, ata thanë: “Ajo urren gjërat që e bëjnë të duket ndryshe nga motrat e saj”.
Një ndjekëse tjetër shkruajti: “Po por edhe para operacionit dhe fotoshopit ajo nuk dukej si askush në atë familje.”
Sipas thashethemeve, Khloe është vajza e ish-yllit të futbollit OJ Simpson dhe kjo është arsyeja pse nuk ngjan me anëtarët e tjerë të familjes. Ajo është bjonde, ndërsa motrat brune.
Me kalimin e viteve, Khloe ka provuar dhe testuar të kthehet në brune për t’u dukur më shumë si motrat e saj të famshme.
Dikush tjetër shkruajti se Khloe nuk ka pse të duket si motrat e saj për të qenë e bukur.
“Më vjen keq për të. Imagjinoni presionin për t’u dukur bukur, kur motrat tuaja vendosin standardin e (instagram) bukurisë”, ka shkruar një tjetër.