Dua Lipa është shumë e emocionuar për Gigi Hadid dhe Zayn Malik .
Këngëtarja e cila është në lidhje me vëllain e supermodeles, Anwar Hadid, foli për lajmin e shtatzënisë së Gigit gjatë një interviste këtë javë.
Ndërsa ishte në telefon me The Edge NZ , Dua u urua që po bëhet “hallë”.
“Po! Është një lajm shumë emocionues,” tha Dua për njoftimin e shtatëzënësisë të enjten. “Jemi shumë, shumë të emocionuar”.
Kur u pyetën se sa kohë ka që e dinë lajmin ylli 24-vjeçare tha “jo shumë gjatë”, por “pak” para se lajmet të përhapeshin në media.
Gigi e konfirmoi vetë lajmin të enjten mbrëma gjatë një interviste me Jimmy Fallon .
“Natyrisht, ne do të kishim dëshiruar ta kishim njoftuar me kushtet tona, por jemi shumë të ngazëllyer dhe të lumtur dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e të gjithëve,” ndau Gigi në The Tonight Show .
Ky do të jetë fëmija i parë për Gigi dhe Zayn, që për herë të parë u lidhën në 2015.