Besoni apo jo, çdo gjë që nuk na pëlqen për jetën tonë mund të ndryshohet. Për sa kohë që ju me të vërtetë dëshironi.
John Kehoe, autor i best-seller-it ‘Mind Power’, thotë se çdo individ në këtë planet ka potencial të madh.
Autori jetonte për një kohë të gjatë si një vetmitar në një zonë të izoluar, nga ku ai shkroi këtë libër. Ai kuptoi se nëse ai vetë nuk do ta besonte, që me të vërtetë kishte potencial të madh, ai nuk do ta kishte përcjellë atë tek njerëzit.
Pra, një ditë, ai vendosi të koncentrohej, çdo ditë, në të njëjtën kohë, në një frazë që e përsëriste disa herë në mendje.
“Ekziston një fuqi e pafundme brenda meje”
Ne kemi fuqinë për të ndryshuar realitetin që na rrethon, sepse mundësia për ta bërë këtë banon në trurin tonë.
Pse të mos e provoni ?!