Eroll Karabaxhaku kaloi provimin për gjyqtarë ndërkombëtarë

0
Gjigandi

Eroll Karabaxhaku është gjyqtari i nëntë ndërkombëtar i Federata e pingpongut të Kosovës, i cili dje kaloi provimin online për gjyqtarë ndërkombëtarë.

Sipas federatws, provimi u organizua sipas sistemi të ri të përcaktuar në fillim të vitit 2020, për të cilin nga FPPK-ja janë paraqitur 3 gjyqtarë aktiv, të udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Bashkim Gashi.

“Gashi theksoi se me datën 09.05.2020, tre kandidatët e paraqitur për gjyqtarë ndërkombëtar nga FPPK iu nënshtruan provimit online dhe me këtë rast Eroll Karabaxhaku e ka kaluar me sukses provimin, ndërsa dy kandidatët tjerë kanë pasur me pak fat. Si rezultat i kësaj, nga sot Kosovës i shtohet edhe një gjyqtarë ndërkombëtar në pingpong. Urime dhe suksese për gjyqtarin e ri në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FPPK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu