Doni të jeni të lumtur? …Atëherë punoni!

0
Gjigandi

“Të punuarit shumë jep kënaqësi, por vetëm nëse ju pëlqen puna që bëni!”, thekson psikologu Averil Leinon.

Puna intensive të jep një kënaqësi të vërtetë. Është një konkluzion që e kanë arritur disa kërkues të departamentit të filozofisë në Universitetin Gothenburg në Suedi, në përfundim të një studimi që ka zgjatur tre vjet.

Paraja, dashuria dhe suksesi, sipas tyre, janë gëzime të përkohshme, ndërsa kënaqësia e punës për të arritur objektivin, kurdo qoftë, është një e mirë e qëndrueshme.

“Një shtesë page, disa ditë pushime në diell… janë përvoja të këndshme, por në xhiron e pak javëve fillon efekti i rutinës. Dhe gëzimi mbaron”, shpjegon Bengt Bruelde, koordinator i kërkimit të sipërpërmendur.

Eshtë puna që të bën të nxjerrësh jashtë të gjitha energjitë që janë, përndryshe demoralizuese dhe armiqësuese. Të rëndësishme janë gjithashtu marrëdhëniet ndërpersonale të afërta, familjare dhe miqësore ose të punës, sepse të japin energji dhe luftojnë palumturinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu