Astrologia mbretërore Debbie Frank bëri parashikimin e saj për atë që e pret martesën e princit Harry me Meghan Markle.
“ Për Meghan, është i rëndësishëm komunikimi, kërkon që zëri i saj të dëgjohet. Pozicioni i yjeve është i tillë që tregon se mes çiftit do të ketë disa “fërkime” dhe se Meghani do të luftojë për stabilitetin e saj. Megjithatë, ka pas dritë mbi Dukeshën e Sussex nga fillimi i verës, kur Jupiteri bujar do t`I vendosë martesën në një linjë pak më të mirë, në kohën kur ajo dhe Harry do të njohin suksesin global duke identifikuar kështu një rrugë më të qartë për të ardhmen e tyre”, tha Frank, sipas të ciëls “ duhen pritur për cdo rast disa pakënëqësi e vonesa gjatë 2020-tës, për të cilat Meghan duhet të tregohet e duruar dhe të presë”.
Më përpara, Debbie ka hedhur dritë mbi disa ndryshime të mëdha në mesin e familjes mbretërore britanike, duke treguar se pjesetarët e saj preken shumë nga eklipset. Fenomene të tilla qiellore nga sa pretendon ajo kanë ndodhur përherë në raste eventesh të mëdha si martesa e Dianës dhe Charles, lindja e princit William, dhe ajo e Kate si dhe vdekja tragjike e Dianës.