Ditëlindja e 39-të e bëri Jessica Albën të reflektojë për jetën

0
54
blank
Gjigandi

Një ditë pasi festoi ditëlindjen, Jessica u ul dhe reflektoi për jetën.

Një ditë pas ditëlindjes së 39-të, Jessica Alba u ul dhe reflektoi për jetën e saj me një gotë verë, shkruan DailyMail.

Ajo ndau një imazh të mërkurën, ku shihet ulur pranë një tufe lulesh, e veshur me një bluzë gri dhe sipër saj një tjetër me lule, ndërsa i kombinoi me vathë prej ari.

Aktorja u ndal një moment për të reflektuar në këtë kohë shqetësuese dhe për të falënderuar për të gjitha bekimet në jetën e saj.

“Koha, tani më shumë se kurrë, ndjehet e qetë dhe e ngadalshme në të njëjtën kohë, a ka kuptim”, shkroi ajo.

“Dhe jeta thjesht ndjehet e brishtë. Momentet e vogla janë kujtimet që mbesin”, shtoi ylli i “Dak Angel”.

Alba thotë se partneri dhe fëmijët e saj ia mbushin zemrën me dashuri e bekime, andaj shpreh mirënjohje edhe për familjen.

Ajo gjithashtu falënderoi ata që e ndihmuan atë dhe familjen e saj, për të mos ndalur asgjë që të përmbushin ëndrrën për të bërë një biznes

Aktorja shtoi se ndjeu dashurinë dje, në ditëlindjen e 39-të dhe ndau disa mesazhe në Instagram.

Jessicës i mungojnë më të dashurit e saj, netët e lojërave, të filmave me familje, e festat e vallëzimit.

Jessica Alba zbuloi në fillim të këtij muaji kompania e saj po dhuron pelena dhe sende të tjera thelbësore për familjet e prekura nga COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu