Përpara 6 muajsh Diellza Kolgeci u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Helena.
Sot në 6-mujorin e lindjes së vogëlushes, Diellza ka publikuar një imazh shumë të ëmbël të Helenës, e cila duket se ngjason shumë me të dy prindërit.
Ajo ka marrë tiparet më të mira nga mami dhe babi, ndaj si Diellza dhe Fisniku duhet të jenë shumë të lumtur me këtë fakt.
Gjatë këtyre muajve të rritjes së vajzës, Kolgeci ka qëndruar pranë vogëlushes me kohë të plotë.
Ajo nuk është ndarë për asnjë moment prej saj, duke u kujdesur që të përjetojë çdo fazë të rritjes së Helenës.
Pak ditë më parë e ftuar në emisionin “Rudina”, Diellza tregoi se kishte përjetuar shumë dhimbje të forta gjatë lindjes së vajzës, por nuk kishte nxjerrë zë për shkak se në spital ishte e pranishme edhe nëna e saj e nuk donte ta mërziste.