Shtatë ton perime “helmuese” nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi – lajmi fundit

0
Gjigandi

Autoritete portuale kanë sekuestruar një sasi të perimeve me origjinë nga Shqipëria me një peshë totale prej 6,995 kilogramësh. Ky ndalim u krye nga inspektorët e ushqimit të Departamentit të Ekonomisë Rurale dhe Veterinarisë së Pireut në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Mbrojtjen e Bimëve, Cilësinë dhe Kontrollin Fitosanitar. Pas kontrollit nga testimi laboratorik, doli se mbetjet e produkteve për mbrojtjen e bimëve u zbuluan në përqendrime më të larta se nivelet maksimale të lejuara. Në veçanti u shkatërruan: -401 Arka prej kartoni specash që peshojnë 4,687 kg, -250 Arka prej kartoni kungull i njomë që peshojnë 1,751 kg dhe -67 Arka prej kartoni me domate qershi me peshë 557 kg. Nuk është hera e parë që perime me sasi helmi te importuara nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu