Cody Simpson po bën për Milesy Cyrus atë që të gjitha vajzat do donin me të dashurin e tyre

0
Gjigandi

Lidhja e Miley Cyrus me Cody Simpson ka qenë kryefjala e mediave rozë, kjo për shkak se këngëtarja vendosi të lidhet fill pas ndarjes nga Kaitlynn Carter.

Burime ekskluzive kanë zbuluar për ‘Hollywoodlife’ se ylli i muzikës pop ndihet shumë e lirë krah këngëtarit australian për të qenë vetëvetja. Ai e inkurajon Cyrus për të qenë vetëvetja pranë tij dhe kjo është një nga detajet pas të cilave Miley është dashuruar.

Mesa duket pas shumë kohësh këngëtarja e njohur ka arritur të gjejë qetësinë që ka dashur krah Cody-t. Përveç këtij fakti Simpson i ka pohuar Miley-t se ajo duhet të jetë si një libër i hapur për të.

Të gjitha këto detaje kanë bërë që Cyrus të vazhdojë lidhjen e saj pas një periudhe të gjatë ndryshimesh, pasi i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me Liam Hemsworth dhe më pas raportit disa mujor me modelen Kaitlynn Carter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu