Cila është menuja e darkës për Amin? Moderatorja zbulon ushqimin e preferuar të familjes

0
Gjigandi

Një nga specialitet e Amit janë sushit dhe këtë moderatorja e ka treguar me anë të postimeve të ndryshme në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Disa ditë më parë, ajo tregoi se nisi t’i përgatiste pasi pa se dhe Arbana po gatuante të njëjtën gjë.

Ndërsa mbrëmjen e sotme duket se sushit kanë qenë kërkesa e familjes për të darkuar. “Menuja e darkës, kërkesë nga familja. I bëra unë”, ka shkruar Toska krah fotove ku dallohen sushit e përgatitur së bashku me salcat shoqëruese.

Siç duket e gjithë familja Mamaqi ka tashmë një preferencë të përbashkët në ushqim, të cilën nuk hezitojnë ta përgatisin sapo u shkon mendja. Kujtojmë se Ami dhe Ermali kanë publikuar shpeshherë këto kohë edhe momente të ndryshme gjatë udhëtimeve të tyre, me dedikimet dhe fjalët më të ndjera për njëri-tjetrin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu