Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk vishni të brendshme

0
Gjigandi

Për shumë njerëz, vendimi për të ndaluar së veshuri të brendshme mund të duket si një zgjedhje e çuditshme. Mbi të gjitha, për disa, të veshurit e të brendshmeve është po aq rutinë sa edhe frymëmarrja. Po sikur një ditë ju të zgjoheni me idenë se nuk do t’i vishni më? E dini çfarë pasojash ka kjo në fizikun tuaj? Ne folëm me disa ekspertë dhe faktet janë si më poshtë…

Ju zvogëloni rrezikun për të zhvilluar një infeksion vaginal

Askujt nuk i pëlqen të ketë infeksion apo kruajtje në zonën intime. Por, rezulton se nëse ndaloni së vishuri të brendshme, mund të zvogëloni shanset për të zhvilluar një trakt urinar ose infeksion. Pse? Sipas doktor Nini Mai, mbathjet mund të krijojnë një mjedis me lagështi, ku Candida, bakteret që shkaktojnë infeksione lulëzojnë më shpejt. Kjo mund të ndodhë ndërsa jeni duke fjetur ose në palestër, veçanërisht nëse vishni mbathje të ngushta.

Do të ndiheni totalisht të lirshëm

Ndërsa heqja e të brendshmeve para se të flini gjumë nuk është një rregull i vështirë për t’u ndjekur, kjo mund të kthehet në një rutinë edhe gjatë përditshmërisë suaj, për disa arsye të forta, kryesorja: zona juaj intime ka nevojë për ajër të pastër! Alyse Jones, obstetre-gjinekologe u shpreh për Healthline se: “Zona e vulvës duhet të ekspozohet ndaj ajrit, ashtu si çdo zonë tjetër e trupit tuaj, ndaj praktikojeni sa më shpesh heqjen e të brendshmeve”!

RonaTyra

Parandalon alergjitë

Nëse vendosni të mos vishni më të brendshme, ka të ngjarë që të shmangni reagimet alergjike në zonat intime. Ndonjëherë,mbathjet shkaktojnë skuqje të lokalizuar, dhe kjo ndodh për shkak të pëlhurave, ngjyrave, kimikateve dhe preservativëve që gjenden në të brendshme, duke përfshirë edhe lateksin. Një mënyrë për të parandaluar një reaksion alergjik është të vishni të brendshme pa lateks që janë zakonisht hipoalergjike.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Heqja e mbathjeve jo vetëm që mund të jetë më e rehatshme, por mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. “Nëse gjithë jetën keni veshur mbathje të ngushta, mund të keni pasoja nervore dhe ulje të qarkullimit të gjakut”, u shpreh Dr. Donnica Moore. Ndaj, shumë kujdes!

Rregullon problemet e tretjes

Veshjet e ngushta, përfshirë edhe të brendshmet mund të shkaktojnë presion në stomak dhe, si rezultat, shtyjnë acidin në ezofag, duke shkaktuar probleme me tretjen. “Nëse nuk keni ende një problem me refluksin, por keni një predispozitë për të, atëherë veshja e rrobave të ngushta mund t’ju çojë në avantazh për të qenë një i sëmurë”, tha Jonathan Wilson, kirurg i përgjithshëm në Klinikën London. Nëse vuani nga sindromi i zorrës së irritueshme, mbathjet e ngushta mund të përkeqësojnë simptomat tuaja, raportohet nga Los Angeles Times. Ndaj, nëse nuk i vishni ato mund të keni përfitime të tjera, direkte në shëndetin tuaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu