I lënë pas hatërmbetjet, Gold AG dhe Noizy pozojnë bashkë

0
Gjigandi

Artistët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Gold AG, para disa vitesh saktësisht në 2016 kanë pasur një mosmarrëveshje dhe që nga ajo kohë shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Ndonëse ishin miq të mirë dhe bashkëpunuan me një këngë, dyshja pas ‘sherrit’ nuk munguan as me deklarata e thumba.

Megjithatë në një intervistë të dhënë nga Gold AG vitin e kaluar, ai u shpreh se nuk ishin takuar prej vitesh, por që nuk do ta ketë asnjëherë armik.

Të njëjtit siç shihet janë pajtuar dhe kanë shpërndarë edhe një imazh të përbashkët ne rrjete sociale.

Arian Agushi (emri i vërtetë) në llogarinë e tij personale Instagram, ndau një foto përkrah Noizyt me të cilën konfirmon se tanimë kanë larguar të gjitha inatet e hatërmbetjet.

“Shqipëri”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët i kanë përgëzuar për veprimin e tyre.

“Më në fund”, “Bravo”, “Më në fund bashkë”, “Shikoni sërish bashkë këta” – ishin vetëm disa nga reagimet e përdoruesve të këtij rrjeti social.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu