Feston ditëlindjen e 38-të, partneri me dedikim për Gentën: Nuk kam qenë me ty që nga momenti kur…

0
Feston ditëlindjen e 38-të, partneri me dedikim për Gentën: Nuk kam qenë me ty që nga momenti kur…
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, feston ditën e sotme (e martë) ditëlindjen.

E lindur më 12 prill të vitit 1984 në qytetin e Gjilanit, ajo sot ka mbushur plot 38 vite.

Më këtë rast, artistja ka marrë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe fansat të cilët gjenden afër në çdo situatë.

Foto: Screenshot/Instagram

RonaTyra

Një të veçantë e ka pranuar edhe nga partneri i saj, biznesmeni i njohur turk, Huseyin Usta.

Ai ka shpërndarë një imazh të realizuar nga fotosesioni i Gentës së bashku me binjakët, gjersa ka zgjedhur po ashtu fjalët më të bukura për partneren.

“Je më e bukura nga befasitë që na bën ndonjëherë, je mrekulli, dua gjithçka që ekziston me ty. Unë nuk kam qenë me ty që nga momenti që kur ke lindur. Por të premtoj për gjithçka që tani e tutje deri sa të vdes çdo ditë do të të them urime ditëlindjen”, ka thënë ai.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të duam shumë. Ivy & Icon dhe Usta”, vazhdoi tutje ai.

Çifiti në muajin janar u bënë prindër për herë të parë të binjakëve.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu