Ka një arsye të trishtë pse këngëtarja e famshme vishet gjithmonë me të gjera

0
Gjigandi

Billie Eilish ka dalluar që në fillim për talentin e saj në muzikë, por edhe për stilin e veçantë që ka. Sapo e sheh, bie menjëherë në sy pamja e saj e pazakontë, me flokët jeshil dhe veshjet e gjera. Qëndrojmë pak te veshjet e saj. Ka një arsye që fshihet pas veshjeve të gjera të Billie Eilish dhe ka të bëjë pikërisht me marrëdhënien e saj me djemtë.

Këngëtarja ka pranuar se nuk është ndjerë kurrë e dëshiruar dhe prandaj ajo preferon ta mbulojë trupin dhe format e saj, nëpërmjet veshjeve të gjera.

“Ja një bombë për ju: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Ish të dashurit e mi s’më kanë bërë kurrë të ndihem e dëshiruar. Asnjëri prej tyre. Është një problem i madh të ndjej se nuk kam qenë kurrë e dëshiruar nga askush në jetën time”, -është shprehur ajo në një intervistë së fundmi për revistën GQ.

Mirëpo, ajo pranon se herë pas here, kur ndjen që ka vetëbesim, e ndryshon stilin e veshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu