Historianët besojnë se objektet metale që janë përdorur si para fillimisht janë implementuar në vitin 5 mijë para erës së re. Që nga ai momenti e deri më ta tash, ato kanë evoluar.
Njerëzimi ka krijuar monedha, kredit kartela, valuta online etj.
Ne jetojmë përreth parasë dhe paraja na kontrollon neve. Kjo nënkupton se nëse hipotetikisht të gjitha paratë do të zhdukeshin nga bota, ne do të përballemi me pasoja të menjëherëshme, raporton “Bright Side”.
Më poshtë do i gjeni disa ndryshimet që do të ndodhnin nëse paraja nuk do të ekzistone.
Më pak çifte do të ndaheshin
Një studim ka gjetur se arsyeja kryesore se çiftet ndahen është për shkak problemeve financiare. Nëse paraja do të zhdukej, të gjitha streset e lidhura me para do të zhdukeshin. Dhe kjo do të e ulte dukshëm numrin e ndarjeve të martesave.
Më pak luftëra dhe më shumë paqe
Disa nga luftërat më të famshme janë bërë për shkak kontrollit të parave. Vendet e ndryshme dëshirojnë të kenë kontroll në mënyrë që të i arrijnë ato.
Pa para, nënkupton më pak luftëra lidhur me këtë temë.
Nuk do të kishte njerëz të pastrehë
Disa njerëz besojnë se të kemi të gjithë një vend për të fjetur është një e drejtë uniersale. Sido qoftë, shoqëria e sotme është shumë larg për ta bërë këtë gjë realitet. Dhe ajo se çfarë shohim çdo ditë është rritje e çmimeve të qirave.
Nëse paraja nuk do të ekzistonte, askush nuk do të kishte nevojë për të blerë apo për të marrë me qera. Të gjithë do të gëzonin një vend për të fjetur dhe jetuar.
Materializmi do të zhdukej
Shumica prej njerëzve besojnë se materializmi është e njëjtë me dashurinë për paranë. Nëse do nuk do kishte para, materializmi do të merrte fund.
Luksoziteti nuk do të ekzistonte
Aktivitetet luksose dhe udhëtimet nuk do të ishin më luks për askënd, pasi që me mos egzistimin e parasë të gjithë do të ishim në gjendje të blejmë dhe të udhëtojmë ku të dëshirojmë.
Forma të ndryshme për rikëmbim do të ekzistonin
Nëse nuk do të ishin paratë atëherë njerëzit do të gjenin një mënyrë tjetër, e kjo do të ishte ndërrimi i mallrave.
Blerja online ashtu siç e njohim do të ndalonte së ekzistuari
Blerjet online janë vazhdimisht në rritje. Mirëpo, me zhdukjen e parave do të shënonte edhe zhdukjen e blerjeve online.
Ndryshime në punësim
Po të mos ishte paraja, do të shihnim dy skena të punësimit. Ose njerëzit do të shkonin në punë të lumtur për shkak se do të punonin sipas dëshirës, ose njerëzit vetëm do të rrinin në shtëpi pasi që do të iu dukej e kotë të bënin diçka.
Burimet dhe ushqimet do të përfundonin shumë shpejtë
Nëse paratë nuk do ishin të nevojshme për të blerë gjërat, ato do të zhdukeshin shumë shpejtë pasi që të gjithë njerëzit do të kishin të mundur të i blinin.
Bota do të ishte më pak e lidhur
Pa para nuk do të kishte as edhe tregëti.