Çfarë diete po mban Sofia Vergara! Aktorja, super në formë në moshën 47 vjeçare!

0
Gjigandi

Edhe pse është 47 vjeç, Sofia Vergara ruan një formë fizike për tu pasur zili dhe nuk e ka problem ti ndajë sekretet e saj me fansat.

Gunnar Peterson, trajneri i vet personal, i cili punon edhe me Jennifer Lopez, Angelina Jolie e Kim Kardashian, thotë se ka kombinuar për aktoren një trajnim kardio, por me pesha, të cilit herë pas herë I shton ndonjë lëvizje të vështirë: pesë minuta nxehje, 30 minuta ushtrime, 5 minuta stretching. 40 minuta gjithsej në ditë, edhe mund ti gjejmë për veten, thotë ai.

Sofia megjithatë, është e kujdesshme edhe me ushqimin.

Dieta e saj përfshin shmangien e alkoolit, sheqerit, karbohidrateve në darkë, dhe gjumin e bën të plotë. Trajneri i saj i këshillon të gjithë të heqin dorë nga ushqimet si orizi, patatet, makaronat, e madje nuk është as fans i tërshërës.

Sofia tregon se kur është më xhirime, përgjithësisht konsumon një omëletë me të bardhë veze, bukë të thekur me avokado e perime, ndërsa në shtëpi ha kos me fruta dhe granola.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu