Fejohet me vajzën 38 vjet më të re që ngjan me të bijën, aktorin e njohur e “bëjnë copë” në rrjetet sociale!

0
Gjigandi

Heroi i filmave aksion të viteve `90, Dolph Lundgren njoftoi së fundi se ishte fejuar me një vajzë të re mjaft të bukur, e cila është 38 vjet më e vogël se ai.

Lajmin, Dolph e dha në Instagram, ku nuk munguan mesazhet e urimit. Shumë ndjekës megjithatë e vune keqas në lojë për moshën e partneres dhe faktin që ajo ngjan me vajzën e tij. 

Emma Krokdal, 24 vjeçe tregoi unazën në rrjetin social dhe komentuesit “ u hodhën në sulm”. “ Urime vajzës, kush është fatlumi”?  e tallën ata. “ T`u fejua vajza? Urime Dolph”, shkruante dikush tjetër. Vajza e madhe e aktorit, Ida, ka fiks të njëjtën moshë, 24 vjec. Ai ka dhe një vajzë tjetër po aq të bukur, Greta Eveline Lundgren, 19 vjeçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu