Gruaja e basketbollistit të ndjerë, 37 vjeç, postoi në mediat sociale momentin e adhurueshëm, pasi Capri, 11 muajshe, bëri disa hapa të vegjël.
Videoja u publikua katër muaj pasi bashkëshorti, Kobe, ndërroi jetë nga një përplasje me helikopter së bashku me vajzën 13-vjeçare Gianna-n.
Në video, të cilën Vanessa e ndau me 14.7 milion ndjekësit e saj në Instagram, tezja e Capri-t, Sophie, e mbajti vogëlushen përpara se të hidhej në krahët e nënës së saj.
Pas kësaj dëgjohen disa brohoritje për ngjarjen e rëndësishme. Vogëlushja shfaqet duke buzëqeshur teksa përkëdhelet nga nëna.
“E vogla ime !!!! Jam kaq krenare për ‘Koko Bean-in’ tim. Capri hodhi hapat e parë nga tezja, Sophie, deri tek mamaja sot”, shkruajti ajo.
Edhe pse humbja tragjike e Vanessa-s është ende e freskët, ajo ka ndarë disa momente të lumtura me tre vajzat: Capri-n, 11 muajshe, Natalia-n, 17 vjeç dhe Bianka-n, 3 vjeç, në mediat sociale gjatë muajve të fundit.
Vetëm disa javë pas tragjedisë, Vanessa u përball me një moment tjetër të dhimbshëm, pasi bëhej fjalë për 14-vjetorin e lindjes së vajzës së ndjerë.