Blerina Bombaj paska ende një ‘borxh’ pa shlyer që nga martesa e saj

0
Gjigandi

Historinë që Joni Peçi është bërë sebep për lidhjen e Blerinës me bashkëshortin e saj, dietologia e ka thënë publikisht disa vite më parë, por sot, kur iu rikthye edhe një herë asaj historie, mësuam se këpucët, të cilat blihen në të tilla raste, Blerina nuk ia paska blerë ende Joni Peçit.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Blerina kujtoi edhe një herë se ishte Joni Peçi ai që i “hodhi sirën”.

“Joni u bë sebepi. Joni, jo vetëm më njohu dhe u bë shkak i lidhjes sime me tim shoq, por po mos të ishte Joni dhe ajo mënyra e tij që të “hedh sirën”, e ka ai këtë veçori, siç e kanë pak njerëz, unë ndoshta do e kisha parë tim shoq një herë dhe s’do e kisha parë më. Por kur dëgjoja respektin që ai kishte për Edin, ata njiheshin, le të themi, Joni kishte një atelie ngjitur me një pastiçeri shumë të njohur ku im shoq rrinte gjatë të gjithë kohës, punonte aty. Unë me Jonin atëherë kemi qenë shumë-shumë miq, jashtëzakonisht shumë”.

Por, stilisti i kujtoi sot Blerinës se ajo ende nuk ia shlyer “borxhin”. Në një mesazh për emisionin “Rudina” Joni i tha dietologes se i detyrohej një palë këpucë për “mblesërinë” që i kishte bërë.

E dashur Blerina, të përshëndes dhe ti e di që të dua fort. Jo tani, por që në kohët e hershme të miqësisë sonë. Unë jam thjesht kumbar i martesës suaj, sepse dashuria juaj është, që nuk jua kam dhënë unë, por e keni vetë për njëri-tjetrin dhe këtë gjë e keni treguar gjatë gjithë kohës, duke ndërtuar një familje kaq të mrekullueshme dhe me dy fëmijë të mrekullueshëm. Unë uroj vetëm që Zoti t’ju japë non stop bekimet e tij familjes suaj dhe t’ju rritë sa më shumë dashurinë. Por kisha një kërkesë nga ty, sepse kanë kaluar shumë vite, ti je bërë me fëmijë, por ende nuk ma ke sjellë dhuratën e lajmësit, siç thonë shqiptarët, janë këpucët. Ndërkohë unë po pres ende këpucët, pasi kanë kaluar kaq shumë vite që ju të m’i sillni, që të paktën të lash atë borxhin me mua për njohjen e dashurisë që po vazhdon dhe suksesshëm nga ju, familja juaj dhe burri juaj. Gjithsesi, gjërat materiale janë ato që nuk kanë shumë vlerë në këtë botë, por e rëndësishme është që ne e duam fort njëri-tjetrin, komunikojmë dhe e ruajmë fort këtë dashurinë edhe në kohën e koronës, por jam ende duke pritur borxhin që të ma sjellësh dhe të ma bësh surprizë.

RonaTyra

Bombaj e pranoi se i detyrohet stilistit, por jo vetëm një palë këpucë: “Ka shumë të drejtë, ka shumë të drejtë, por unë Jonit i detyrohem shumë më tepër se një palë këpucë. Borxhin e Jonit nuk e shlyej dot as në këtë jetë dhe as në tjetrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu