Eni Cobani feston ditëlindjen, mesazhi i Ardit Gjebreas ishte i rrallë!

0
Gjigandi

Eni Cobani ka festuar sot ditëlindjen, dhe mesazhet e urimit vërshuan nga të gjitha anët. Por ai që ra më shumë në sy, ishte padyshim urimi i Ardit Gjebreas, që tashmë është kolegu i saj prej disa vitesh.

Mjaft elegant si përherë dhe shume i sinqertë, moderatoripopullor tregoi se cfarë marrëdhënie të mrekullueshme ka me avokaten e njohur, dhe cfarë vlerësimi ushqen për të.

“Gëzuar datëlindjen @enicobani dhe të bekuar e paç jetën! Mirësia dhe përkushtimi yt, besimi dhe forca, dashuria për familjen tënde dhe tonën, janë motivi përse sot i jemi mirënjohës kësaj dite. Me fat që të kemi!”, ka shkruar ai. Bashkëpunimi I tyre në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ tek e ‘E diela shqiptare’ në TV Klan, ka rezultuar një sukses, dhe vazhdon të mbetet mjaft i preferuar nga publiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu