“Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo së shpejti do të martohet, dhe…”

0
Gjigandi

Jam duke bërë seks të mrekullushëm me një femër dhe jemi të dashuruar por ajo është e fejuar me një mashkull tjetër.

Ajo dëshiron ta lë atë, por nuk jam i sigurt se do ta bëj.

Ajo është 25 vjeqare dhe unë jam 26. Ne u takuam në ditëlindjen e kushëririt tim. I fejuari i saj punon me kushëririn tim, por nuk erdhi në ndejë dhe nuk e takova kurrë atë.

Ajo dhe unë kaluam një mbrëmje të mrekullushme. E pyeta atë nëse po i mungonte i fejuari që të ishte këtu, ajo tha: Jo fare.

Ne shkëmbyem numrat dhe unë u befasova kur mora një mesazh pak ditë më vonë kur ajo më ftoj për një pije.

RonaTyra

Kjo u bë një gjë e rregullt dhe e kuptova se po dashurohesha në të.

Ajo më tregoj gjithqka për marrëdhënien e saj, përfshirë edhe atë që nuk kishin bërë seks për më tepër se një vit.

Kur i fejuari i saj shkoj larg në një festë, ne vendosëm të kalojmë vikendin bashkë.

Kaluam një kohë të mirë dhe sigurisht edhe fjetëm së bashku. Seksi ishte i mahnitshëm.

Pas asaj ne ishim të pandashëm dhe tani e takojmë njëri-tjetrin sa herë kemi mundësi.

Unë dua që ajo të ndahet nga i fejuari i saj. Por ajo më tha se duhet të martohet me të. Por kjo nuk ka kuptim për mua.

Ndihem e sigurt që familja e saj dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe është e qartë se ajo nuk është e kënaqur me të fejuarin e saj.

Ajo më tha se nëna e saj e ka pyetur atë pse nuk është e lumtur as e emocionuar për t’u martuar.

Unë dua ta bëj të lumtur atë dhe ta kaloj pjesën tjetër të jetës time me të.

Psikologia përgjigjet: Duket sikur e dashura juaj po ecën drejt dasmës së saj dhe po varros lidhjen tuaj për të bërë realitet marrëdhënien e saj me burrin e ardhshëm.

Nëse ajo është e pakënaqur tani, shanse që ajo të jetë e lumtur në martesë janë afër zeros.

Por nëse nuk jeni i kujdesshëm do të përfundoni si dashnor sekret edhe kur ajo është e martuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu