Bashkëshorti i Priyanka Chopra ndihet i vetmuar për shkak të sëmundjes kronike

0
Gjigandi

Muzikanti Nick Jonas u diagnostikua me diabet tip 1 katërmbëdhjetë vjet më parë.

Jo për çudi, ai befasoi fansat duke postuar në Instagram se nuk ishte gjithmonë e lehtë.    

“14 vjet më parë, kam marrë një diagnozë këtë muaj. Kjo përvojë ka formuar qasjen time ndaj shëndetit – stërvitje, ushqim të shëndetshëm dhe gjithmonë duke menduar për sheqerin në gjak dhe kërkesat e insulinës”, zbuloi Nick.

“Ju jo gjithmonë mund të shihni se çfarë ndodh kur përballeni me një sëmundje të padukshme dhe për shkak të diabetit mund të ndjeheni të vetmuar dhe të izoluar”, shtoi ai.

RonaTyra

Nick u diagnostikua me diabet në të njëjtin vit kur ai themeloi grupin muzikor Jonas Brothers me vëllezërit e tij Kevin dhe Joe.

Për shkak të sëmundjes së tij, ai vendosi të themelojë një organizatë jofitimprurëse që dëshiron t’i bëjë njerëzit të vetëdijshëm për sëmundjet kronike.

Ndryshe, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas do të festojnë përvjetorin e parë të martesës në dhjetor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu