Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Divjakë, ku zhvilloi takime me operatorë turistikë të zonës.
Operatorët iu ankuan Basha për numrin e pakët të turistëve dhe mungesën e ndihmës nga qeveria.
“Të gjithë prenotimet që ishin nga muaji prill deri në muajin tetor, të paktën janë të gjitha të anuluara domethënë nuk ka asnjë rezervim.”
“Jemi kthyer nga të gjitha edhe roje, mos ta harrojmë edhe këtë pjesë tani. Çdo gjë ka vajtur aq sa s’kemi çfarë bëjmë. Situata është shumë e keqe. Përgjysmimi i punonjësve po ashtu.”
Ndërsa Basha nga ana e tij tha se duhet bërë gjithçka që të shpëtohet sektori i turizmit nga kriza.
Lulzim Basha: Duhet bërë gjithçka që ta shpëtojmë sektorin e turizmit nga kjo krizë sepse rënia e turizmit do të thotë, e fut edhe më thellë në gropë ekonominë. Gjërat janë të lidhura zinxhir,e këtu nuk është këputur në një vend, është këputur në disa vende zinxhiri e të vetmit që bëjnë hajër janë 5-6 veta. Vetëm atyre iu hapen dyert.