Taulant Balla ka hedhur poshtë zërat se heqja e koalicioneve është për të mos lejuar PD dhe LSI të garojnë së bashku në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ai madje u shpreh se do t’i nxisë ata të jenë bashkë.
“Unë ku ta gjej që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të jenë në një koalicion në zgjedhjet e 2021 dhe madje do bëj gjithçka t’i nxis që ata të jenë bashkë. Nuk ka qenë dhe s’ka për të qenë asnjëherë synimi ynë. Ajo që më intereson mua si kryetari shumicës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për ata që janë marrë sado pak me zgjedhjet është që ne t’u mundësojmë qytetarëve shqiptarë një fletë votimi sa më të thjeshtë dhe një identifikim të përgjegjësisë që ka çdonjeri që merr votën e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Balla.