Baby G po bën gati diçka speciale.
Duket se pritjes së fansave të Baby G po i vjen fundi, këngëtarja pak çaste më parë lajmëroi se është koha për të bërë ‘Show’.
Që prej publikimit të ‘Pretty gangster’ të cilën e fshiu nga platformat digjitale pas ndarjes nga Lim Hoti, këngëtarja ka qëndruar e heshtur.
Tani me një foto nga shtrati ku shihet e veshur me një kostum të bardhë, Baby G me etiketimin ‘Show time’ nxiti mendimet për një projekt të ri.