‘Atij i pëlqente të luante me kukulla’, letra e nënës për djalin homoseksual

0
Gjigandi

I ftuar në programin “Historia Ime”, Arbër Kodra ka treguar prirjet e tij seksuale. Që në fëmijëri, ndryshe nga gjithë moshatarët e tij, atij i pëlqente të luante me kukulla. Në moshën 13-vjeçare, ai ka kuptuar se ishte ndryshe nga shokët dhe këtu filloi dhe periudha e errët në jetën e tij. Kanë qenë 10 vite luftë për të pranuar veten dhe ngushëllimi i vetëm ka qenë jeta e natës, alkooli dhe lëndët narkotike.

Në një bisedë me nënën e tij, ai pranon gjithçka. Mes lotëve nëna i ofron mbështetjen e saj maksimale dhe i premton se do jetë gjithmonë pranë tij.

Zonja Shpresa, nëna e Arbrit ka publikuar një letër, që drejtuesja e emisionit Mirela Milori e lexoi në studio. Në letër, ajo tregon vështirësitë dhe situatën e djalit të saj. Si nënë, nuk e kuptonte çfarë ishte duke ndodhur me djalin e saj, ai shfaqte shenja nervozizmi, qëndronte deri në orët e vona të natës jashtë shtëpisë. E shqetësuar për të, zonja Shpresa vendos ta ndjekë për të kuptuar çfarë ai bënte dhe çfarë i fshihte familjes së tij.

“Ndërsa vitet shkonin dhe Arbri rritej, ai fillonte të kishte më shumë vetëdije mbi atë çka ai ndiente. Kurse unë si nënë nuk arrija të kuptoja atë që po ndodhte me të.

Ishin kohë të këqija dhe normalisht nuk më shkonte ndërmend asgjë në lidhje më orientimin e tim biri.

RonaTyra

Në fazën e adoleshencës filluan problemet e para, Arbri filloi të mbyllej në vetvete, qëndronte jashtë shtëpisë deri në orët e vona, kur unë dhe i ati i kërkonim llogari shfaqte shenja nervozizmi.

Dukej që diçka po fshihte. Dukej që s’donte që ne të dinim diçka. Dhe nuk e kuptuam.

E ndërsa këto shqetësime vazhdonin dita ditës unë akuzoja shoqërinë , akuzoja abuzimin me alkoolin, akuzoja ndonjë shoqe që mund ta kishte futur në rrugë të keqe.

Por shpesh ia vija fajin edhe hormoneve të adoleshencës, rebelimit që pak a shumë që të gjithë adoleshentët kalojnë.

Por me kalimin e kohës kuptoj se Arbri vazhdonte të luftonte me veten, me diçka të madhe që nuk e ndante me askënd.

Vazhdonte ende vonesa në orët e vona, shpesh kthehej në shtëpi në agim. Shpesh vinte era alkool. Por nuk fliste. Nuk më jepte kurrfarë informacioni se ç’po ndodhte me të.

Ndërsa një ditë, e shtyrë nga shqetësimi dhe nga një ndjenjë e çuditshme që më kapte sa herë që nuk dija se ç’po ndodhte me tim bir, i gjej në xhepin e pantallonave lënde narkotike.

Filloi një nga periudhat më të errëta dhe të vuajtshme për familjen time.

Vazhdimisht e ruaja nga pas sëbashku me tim shoq, kur ngrihej dhe dilte natën, herë për drogën, e herë për punët e tij, isha gjithnjë nga pas.

Fillova pak nga pak të kuptoja se çfarë po ndodhte, fillova të kuptoj që droga ishte vetëm një shkak dhe jo faktori kryesor i vuajtjes së tim biri.

Atëherë fillova të mënjanoj tim shoq nga frika se mos merrte vesh se çka po ndodhte dhe e ndiqja vetë në rrugët e Tiranës.

Më e dhimbshme ishte kur nuk arrija ta gjeja, kur nuk kisha arritur ta ndiqja në kohë dhe më kishte humbur, atëherë kthehesha në shtëpi më lotët që më rridhnin, më zemrën që mund të më shpërthente nga marazi në çdo moment.

E prisja deri në mëngjes në dhomën e tij të mbushur plot me gjëra, me postera të mëdhenj femrash gjysmë lakuriqe dhe me arusha.

Më dukej sikur hyja në dhomën e dikujt që jetonte në mes të dy botëve.

Shpesh mëngjesi na gjente në sherr që pse kisha hyrë në dhomën e tij dhe më dëbonte. Ishte e kotë që ulesha pranë derës dhe prisja të më fliste.

Kur donte të dilte dhe përpiqesha të tregohesha autoritare duke kërkuar llogari se ku do shkonte, gjithnjë dilja e humbur dhe me ndonjë orendi të thyer.

Në një nga netët e arratisjes së tij, kur u ndeshëm diku pranë lagjes dhe hipa në makinë fillova ta pyes, që përse përdor drogë. Përse shkatërronte veten. Çfarë ka kaq të madhe dhe të keqe që të arrish t’i bësh vetes një gjë të tillë dhe të mbysësh veten.

Ishte hera e parë që im bir pas gjithë asaj kohe më shihte në sy.

-Ti e di më tha. Ti e di.

Normalisht që e dija, tashmë e kisha kuptuar se çfarë po më shkatërronte djalin.

I thashë se e dija, por doja ta dëgjoja nga ai. Qe e vetmja mënyrë për t’ju afruar modelit të mashkullit shqiptar, pak të fortë dhe të shkathët, ishte përdorimi i drogës dhe shpesh madje më sillte në shtëpi edhe ndonje vajzë që ne të mos e kuptonim.

Ka qenë nata ku kam qarë më shumë, bashkë me tim bir.

Dhe e vetmja gjë që mund të bëja ishte t’i thoja se për mua ishte im bir dhe se isha krenare për të dhe rëndësi për mua ka që ai të ishte i lumtur.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu