Bëhuni gati për të dielën, zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit të ri

0
Gjigandi

Të dielën do të luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri “Air Albania”. Më datë 17 nëntor, do të mbahet edhe ceremonia e përurimit të stadiumit ku do të performojnë përpara ndeshjes Shqipëri-Francë, disa artistë shqiptarë.

Burime për Anabel kanë zbuluar se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas Era Istrefit, do të jetë radha e Florit me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën. Kush më mirë sesa Aurela Gaçe për të kënduar “Xhamadani vija vija” më 17 nëntor?

Ndërkohë, sa i përket himneve kombëtare, Juliana Pasha do të këndojë “Himnin e flamurit”, ndërkohë Besa Kokëdhima duke qenë se ka studiuar dhe jetuar në Francë, do t’i besohet “La Marseillaise”, për francezët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu