Arta Bajrami është njëra këngëtarët e estradës tonë që pretendohet se ka sjellë për herë të parë zhanrin R&B në Kosovë.
Jo më larg se para pesë viteve, ajo ka qenë aktive në prurjen projekteve të ndryshme muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.
Kohët e fundit, Arta është shkëputur nga industria muzikore, duke sjellë më rrallë projekte të reja muzikore.
Në një postim në rrjetin social Instagram, 42-vjeçarja ka paralajmëruar se do të lansojë këngën e re në bashkëpunim me vëllanë e saj, Don Arbas.
“Pse mu” mban titullin projekti i ri muzikor, për të cilin Arta nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar të publikimit.