Osmani: Nga Superliga e Kosovës askush mos të bie, të inkuadrohen 4 ekipe nga liga e parë

0
Gjigandi

Trajneri i mirënjohur i futbollit, Sinan Osmani, ka shkruar se askush mos të dëmtohet, as klubet e ligë së parë dhe as ato të rangjeve të tjera të futbollit të Kosovës. 

“Nëse nuk vazhdojnë garat ne ligat e para dhe te dyta e treta atëherë ideja është që askush mos te dëmtohet. Nga Superliga askush mos të bie kurse të inkuadrohen 4 ekipe nga liga e parë ashtu qe ne vitin e ardhshëm Superliga të ketë 16 ekipe. Nga viti i ardhshëm  të bien 6 ekipe nga Superliga dhe te hyjnë 2 ekipe nga liga e parë ashtu që Super liga prapë të mbetet me 12 ekipe.

Nga Liga e parë mos të bie asnjë ekip por të inkuadrohen 4 ekipe nga ligat e dyta ashtu qe liga te mbetet me 16 ekipe. Kurse nga liga e parë vitin e ardhshëm të bien 6 ekipe e kështu me radhë. Me këtë sistem të gjitha ekipet do jenë pak a shumë te kënaqura. Nëse nuk bëhet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha klubet atëherë të vendoset që si në Shqipëri të vazhdojnë garat edhe në ligat e para.

Përndryshe ne do shqyrtojmë mundësinë a do të marrim në gara në vitin e ardhshëm për shkak se KF Liria ka pas shpenzime të mëdha deri tash duke pritur për rinisjen”, shkruan Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu