Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, njoftoi pak ditë më parë se do të realizonte një koncert recital gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Ky koncert do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë deh do të transmetohet live në rrjetet sociale, për të gjithë fansat e muzikës së saj.
Arilena ndërkohë është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, këngëtarja publikoi një fotografi me atë që njihet si menaxheri i saj, Popi Kola, i cili sot feston edhe ditëlindjen.
Teksa shfaqen të dy të shtrirë dhe me kokën e mbështetur në trupin e tij, Arilena i bën një dedikim të veçantë personit, për të cilin tash e sa kohë dyshohet se ka diçka më shumë përveçse një raporti këngëtar-menaxher.
“Në përjetësi dhe më gjerë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola, personi im i kësaj dhe çdo jete. Të dua sot dhe për një mijë gjithmonë”, kanë qenë fjalët e artistes në mbishkrimin e kësaj fotografie në Instagram.
Dyshja në fjalë përndryshe përfliten prej kohësh se janë në lidhje, por që nuk e kanë pranuar publikisht, pasi Arilena preferon që ta mbajë për vete jetën e saj private.