Archie feston 1-vjetorin, shikoni ç’bën Princ Harry në videon e ëmbël të publikuar në këtë ditë

0
Gjigandi

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë ndarë një video të ëmbël duke i lexuar Archie-t  një libër për fëmijën, për të festuar ditëlindjen e tij të parë.

Meghan shfaqet duke i lexuar “Duck! Rabbit! ” djalit, ndërsa babai krenar, Harry, i filmon, duke bërë si rosak në sfond. Libri është një nga tregimet më të preferuara të Archie-t, i cili nuk rri dot pa e shfletuar atë.

E veshur thjeshtë, Meghan na zbulon edhe pseudonimin e të voglit teksa i thotë: “Le të shkojmë në faqen tjetër, shiko Arch”.

Archie i paduruar duket se shpërqendrohet nga një libër tjetër dhe Meghan i thotë: “Le të përfundojmë së pari këtë libër”.

Videoja mendohet se është regjistruar në Kaliforni, ku Meghan dhe Harry janë duke jetuar tani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu