Jeta e mediave apo rrjeteve sociale i paraqet botës një jetë shumë luksoze, shumë larg çdo lloj problemi apo pamundësie ekonomike. Është mëse e ditur se pagesat që marrin aktorët varrojnë mes shifrave shumë më të larta nga se çfarë jemi mësuar të kemi në përditshmërinë tonë. Sidomos, kur aktori apo aktorja merr një famë shumë të gjerë në mbi 60 shtete.
Që nga përfundimi i serialit më me bujë ‘Sulejmani i Madhërishëm, Merjem Uzerli (Hyrremi) nuk ka pasur shumë angazhim të madh që ta mbajë atë të ngarkuar edhe me punë edhe me gjendje ekonomike stabile. Në projektin e fundit që ajo ka punuar, është paguar me mbi 50 mijë lira, por rritja e fëmijës kërkon një ecuri më të madhe rrjedhje parash.
Duket se së fundmi, aktorja e ka ndjerë këtë anë. Ajo është shprehur tekstualisht se ‘ do luaja rol edhe për para sa për një akullore’ duke e marrë në këtë vështrim se një akullore kushton aq pak sa të paguhet nga xhepi i çdo qytetari të thjeshtë, aq më tepër për një aktore.
Ndikim i kësaj gjendjeje bëhet fjalë të jetë edhe fakti se ajo po rrit vajzën e saj, Larën, duke qenë tërësisht e vetme. Ajo nuk ka asnjë komunikim me babain e të bijës. Ekzaktësisht, koha që kur ajo nuk ka patur asnjë projekt me shumë rëndësi dhe pagesë të lartë, po rrumbullakon plot 2 vite.