Aktorja e Hollywoodit Halle Barry ka bërë akuza të rënda në kurriz të ish-të dashurit, Gabriel Aubry, duke thënë se ai kishte bërë seks me një anëtar të familjes dhe se kishte abuzuar mbi baza racore ndërsa ishin bashkë.
Dokumentet e mbyllura më parë të gjykatës për lidhjen e tyre pesë-vjeçare kanë dalë në dritë, me fituesen e çmimit Oscar që pretendon se Gabriel nuk pranon se vajza e tyre Nala është ‘meleze’.
Dokumentet e vitit 2011 thoshin se ai kishte qenë abuziv mbi baza fizike dhe racore dhe e kishte trajtuar keq gjatë një marrëdhënie pesë-vjeçare, dhe kishte refuzuar të pranonte vajzën e tyre.
53-vjeçarja gjithashtu pretendon se ish-i dashuri i saj kishte vite që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një anëtar të familjes, dhe se kjo traumë shkatërroi jetën e tyre intime.
“Pas gjashtë muajve të parë të marrëdhënies sonë, jeta jonë seksuale u ul dhe pas një viti kemi kryer seks më pak se tre herë në vit,” dëshmoi ajo, sipas dokumenteve ligjore. Halle tha se Gabriel kishte pranuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me një anëtar të familjes së tij për vite me radhë.
Avokatët e Gabriel i kërkuan gjykatës të fshijë disa prej pretendimeve të saj nga procesverbali, duke thënë se komentet e saj ishin të parëndësishme ose të gabuara.
Çifti filloi të takohej në vitin 2005, tre vjet më vonë u bën me një vajzë, dhe secili vazhdoi rrugën e vet në 2010.