Aktorja e njohur arrestohet gjatë protestave kundër racizmit

0
Gjigandi

Jamie King është arrestuar gjatë protestave paqësore në Los Angeles.

Jaime King zbuloi se ajo u arrestua ndërsa protestonte jashtë shtëpisë së kryetarit të Los Angeles, shkruan Fox News.

Ylli iu bashkua më shumë se 1000 protestuesve që u mblodhën jashtë rezidencës së kryetarit Eric Garcetti në Hancoc Park të martën, për të kërkuar që Departamenti i Policisë në Los Angeles të pësojë ndryshime sitemike pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis.

Aktorja e  “Sin City” përmes rrjetit Twitter zbuloi se ishte arrestuar teksa po protestonte në mënyrë paqësore.

“Aktualisht u arrestova për një protestë paqësore. Shkrimi me pranga në duar nga pjesa e pasme e autobusit. Të gjithë ishim paqësorë”, ka shkruar ajo.

RonaTyra

Afërsisht një orë më vonë, ajo shkroi sërish në Twitter duke pretenduar se policia po e keqtrajtonte.

“Ende jemi në audobus tash e më shumë se 4 orë. Na çuan nga rrethi 77 në San Pedro. Gratë nuk kanë akses në mediat thelbësore, banjat, gjaku u rrjedh nëpër pantallona. Ata po qeshin me ne”, janë fjalët e aktores.

King është duke përdorur rrjetet sociale për të mbrojtur lëvizjen “Black Lives Matter” dhe për të forcuar zërat që ndjehet se duhet të dëgjohen tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu