Jesus është gati të bëjë edhe një çmenduri

0
Gjigandi

Flamengo duket se ka rënë në dashuri me trajnerin Jorge Jesus dhe është gati të bëjë edhe një çmenduri që nuk ka ndodhur më parë në Brazil për ta mbajtur në stolin e ekipit. 

Sipas mediave, klubi Mengao dhe tekniku kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës me një page prej 4 milionë eurosh, më e larta në historinë e kampionatit brazilian.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2021.

Jorge Jesus erdhi në krye të Flamengos në qershor të vitit të shkuar dhe në sezonin e tij të parë arriti të dominonte në çdo aspekt futbollin brazilian dhe jo vetëm pasi ekipi i tij triumfoi edhe në Copa Libertadores në finale e madhe ndaj River Plate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu