Ai e lëndoi shumë, por Dafina Zeqiri zgjodhi mënyrën më të mirë për të marrë hak

0
Gjigandi

“Tash ti vuj vuj vuj

Mi kqyr story’t edhe luj luj luj

zemra dhem dhem luj luj luj

e di që t’vjen edhe vuj vuj vuj”

Është refreni i njohur i këngës “Vuj vuj vuj” i Dafina Zeqirit që të gjithë e kanë fiksuar. Por ndoshta jo të gjithë e keni ditur që këngëtarja i aka kushtuar pikërisht atij që e ka bërë të vuajë dhe të lëndohet. Mbrëmjen e sotme, nga “Piter Pani”, Dafina nuk shpëtoi dot aq nga kjo pyetje që ka nxitur kureshtjen e fansave të saj.

RonaTyra

Kështu, pyetjes së të vegjëlve për tematikën e kësaj kënge, pse e titulloi kështu dhe kujt ia dedikoi, Dafina iu përgjigj me diplomacy dhe mençuri…

“Ai më lëndoi aq shumë, saqë unë i kushtova një këngë që ai të vuajë dhe unë të kërcej…” – tha ajo.

Duket se kënga është pasqyrë e një momenti të vështirë në jetën e Dafinës. Megjithatë, këngëtarja tha se tashmë ajo kërcen me këngën “Vuj vuj vuj”, por, pa dyshim, edhe me të gjitha këngët e tjera. Siç bëjmë edhe ne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu