Ku është Elvana? Valdrin Sahiti zbulon ç’po ndodh me mikeshën e tij

0
Gjigandi

Nuk ishte e thjeshtë as për Valdrin Sahitin, ashtu si për çdo personazh tjetër, të përballej me pyetjet e njëpasnjëshme, madje edhe provokuese të gazetarëve të vegjël. Duke e shfrytëzuar për të mësuar gjithçka në lidhje me VIP-at që vesh stilisti i njohur, fëmijët e Piter Panit e pyetën Valdrinin edhe për mikeshën e tij, Elvana Gjata, dhe një prej bashkëpunëtoreve më jetëgjata të tij.

“Ku është Elvana, nga bëhet?” – ishte pyetja që e gjeti pothuaj të papërgatitur Valdrin Sahitin, edhe pse ai e di mjaft mirë se ç’është duke bërë mikesha e tij.

Përgjigjja, natyrisht, nuk ishte ajo që të gjithë prisnit, por Valdrini konfirmoi edhe një herë tjetër atë që tashmë mund të nuhatni për Elvanën: “Sigurisht që e di se ç’po bën Elvana. Ajo është mikesha ime…”, – tha ai pas pyetjes që, gjithsesi, mori një përgjigje. Diplomatike, natyrisht…

“Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar” – tha Valdrini dhe me kaq, mësuam që këngëtarja e njohur e skenës, tashmë ka projekte të reja e të mëdha për të prezantuar. Është vetëm çështje kohe…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu