Ajo është njëra ndër artistet më të pëlqyera në estradën shqiptare, ndërsa vazhdon të jetë shumë e angazhuar me prurje të reja muzikore.
Fjala është për Adelina Berishën, e cila aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit “Coco”, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin Egoo.
Krahas kësaj, biondja po ashtu është tejet e ndjekur edhe në rrjetet sociale, derisa në atë Instagram numëron 328 mijë ndjekës.
Së fundmi, këngëtarja Berisha ka publikuar një fotografi nga palestra, ku vjen në top formë me dukjen joshëse.
Ndryshe, kënga e fundit e saj “Coco” deri më tani në platformën YouTube ka kaluar shifrën e një milion klikimeve.
Nga ana tjetër, edhe pse prej vitesh është pjesë e skenës tonë, artistja nuk ka qenë shumë e përfolur për jetën private, e që besohet se akoma është ‘single’.