Këngëtarët, Arian Agushi dhe Albina Kelmendi publikuan bashkëpunimin e parë, ‘Prishtina‘,
Dyshja, projektin e tyre muzikor e lansuan me videoklip.
Përveç tjerash, detaji interesant që mori vëmendje në këtë projekt ishte tematika e këngës. ‘Prishtina‘, mban titullin projekti muzikor i këngëtares Gili publikuar 7 vite më parë.
Media, ka kontaktuar me të dy këngëtarët se a ka qenë inspirim kënga e Gilit për bashkëpunimin e tyre. Albina për portalin tonë tha se ka qenë mysafire te kjo këngë.
‘Unë kam qenë e ftuar nga Ariani të jem pjesë e kësaj kënge e cila më ka pëlqy në dëgjimin e parë dhe me kënaqesinë më të madhe kam pranuar bashkëpunimin sepse kemi pas plane edhe më herët të kemi një këngë bashkë! Pastaj për pjesët tjera i takon Arianit të flas sepse unë nuk e kam shkruar këngën’, tha këngëtarja.
Ndërsa, Ariani kur është pyetur nga media, nuk ka kthyer ndonjë përgjigjje për të treguar të vërtetën e kësaj. Sidoqoftë, projekti i dyshes është pëlqyer dhe mirëpritur nga të gjithë.