A është balanca kriteri më i rëndësishëm në jetë?

0
Gjigandi

Gjatë karantinës kam lexuar disa libra siç janë “Leaders eat Last”, “Arti i brishtë” “I not giving a F * ck” dhe “Zgjoni Gjigantin e Brendshem”, ndërkohë kam menduar për çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë. Tipare dhe sjellje të ndryshme rekomandohen, për të patur sukses. Një cilësi e rëndësishme për të cilën besoj se nuk përmendet sa duhet është Balanca. Pse pikërisht Balanca?

Vetëbesimi është një atribut i cili vlerësohet shumë në shoqëri dhe në botën e biznesit. Punonjësit preferojnë bashkëpuntorët që i mbushin me besim dhe jo me dyshime dhe pasiguri. E kuptueshme. Por, nëse i  keni shumë vetëbesues bashkëpunëtorët tuaj mund të mendojnë se keni një problem me egonë ose të perceptoheni si delusional. Kështu që, duhet ekuilibrohet përultësia dhe vetëbesimi në të njëjtën kohë, gjë që për disa mund të jetë kontradiktore.

Në një aspekt më personal, dashuria zë nivelin e tretë të hierarkise së Maslow. Në bashkëveprimet tona të përditshme mund të japim dashuri, vëmendje dhe të krijojmë një lidhje. Por nëse japim shumë dashuri, mund të perceptohemi si të ngutshëm, ose të ngjitur. Nëse nuk jeni të njohur me këto terma, brezi Millennial kanë krijuar një arsenal të memeve në internet, që mund të shërbejë si prezantim . Sidoqoftë, nëse tregohen shenja indiferentizmi ose mungesë interesi, pyetjet mund të lindin brenda marrëdhënies. Prandaj, edhe një herë është e rëndësishme të gjendet një ekuilibër midis dy ekstremeve.

Si shembull të fundit, do të përmendja termin e bilancit të punës dhe jetës. Një cilësi që disa ndërmarrje krenohen dhe e përdorin si argument tërheqës gjatë procesit të intervistiave. Ky term tregon rëndësinë e ekuilibrit në jetën e përditshme, ku puna me kohë të zgjatur nuk shihet gjithmonë si një zakon i shëndetshëm. Një nga arsyet kryesore do të ishte që sjelljet ekstreme janë interesante në lajme, por njerëzve u duhet siguri, parashikueshmëri dhe mënyra të njohura për t’u ndier rehat.

Për ta përfunduar, besoj verbërisht se në të ardhmen e afërt më shumë matje me fokus bilancën do të jenë pjesë e jetës sonë profesionale dhe personale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu