5 vite pas dasmës, Vesa Luma merr propozimin e dytë për martesë!

0
Gjigandi

Kanë kaluar pothuajse pesë vite, që kur Vesa Luma dhe Big Basta i thanë Po njëri tjetrit para dhjetëra dëshmitarësh në kalanë e Lëkurësit në Sarandë.

E duket se kantautori Big Basta ka dëshirë të përjetojë edhe një herë emocionet e bukura të betimit për dashuri të përjetshme.

Këtë mëngjes, këngëtarja Vesa Luma nuk ka patur një zgjim si mëngjeset e tjera pasi sapo ka haput sytë, ka gjetur një pusullë me shkrim dorë ku bashkëshorti i propozon sërish; për herë të dytë.

“Nëse do të të propozoja prapë, a do martohesh për herë të dytë me mua?”; ka bërë pyetjen më të bukur që mund dëgjojë një grua nga bashkëshorti i saj, me të cilin ndan shumë vite dashuri si dhe një djalë 4 vjeçar.

RonaTyra

Vesa zgjodhi të mos e bëjë publike përgjigjen e kësaj pyetje, por ne e kemi një ide cila mund të jetë!

Insta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu