4 gjeste romantike që mund ta bëjnë lidhjen tuaj më të fortë se kurrë

0
Gjigandi

Shumica prej jush duan të plaken me dikë që e duan shumë, por studimet tregojnë se shkalla e martesës po bie, gjë që ka bërë që shumica e njerëzve të mendojnë se një marrëdhënie e gjatë dhe e lumtur është një mit, ose thjesht nuk ia vlen. Sidoqoftë, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Dashuria dhe marrëdhëniet janë të komplikuara, por ka këshilla romantike dhe praktike që mund t’i zbatoni në mënyrë që të forconi lidhjen tuaj të dashurisë.

Bright Side ka bërë disa hulumtime dhe ka një sërë këshillash që mund të jenë receta e një marrëdhënieje të fortë dhe të lumtur:

Gjithmonë keni një ëndërr të vogël që e ndani së bashku

Ndarja e një ëndrre të vogël ju bën të keni shpresë për të njëjtin qëllim. Mendoni për të kursyer para për një udhëtim në Disneyland me fëmijët, ose po mendoni të blini një makinë të re. Ndoshta po shpresoni që ta rinovoni dhomën tuaj, pra gjëra të vogla, por që i planifikoni së bashku. Sido që të jetë, puna drejt ëndrrave është një mënyrë pozitive për t’ju mbajtur të lidhur dhe të lumtur.

RonaTyra

Shkruani detaje në lidhje me dëshirat e thjeshta të partnerit tuaj

Nëse e shihni se gjithmonë harroni ditëlindjen e tij, zgjidhja për këtë “problem” është: shkruani diku në një bllok detajet rreth partnerit. Sa herë që partneri juaj flet për një restorant të ri, ose për një film që do të donte ta shihte, shkruajeni nëse nuk e mbani mend. Nëse ju i bëni dhuratën që ai ka dëshiruar, jo vetëm do ta gëzoni, sepse mund të ketë nevojë për të, por edhe, sepse i keni blerë pikërisht atë gjë që donte.

Planifikoni surpriza të vogla për gjysmën tuaj të mirë

Pas muajve të parë në një lidhjeje, ato fluturat në stomak nuk janë më njësoj dhe filloni të mësoheni më partnerin. Nuk do të thotë se nuk e doni më, por tani jeni më të qëndrueshëm. Dashuria e vërtetë nuk është vetëm pasion, por edhe përditshmëri me veprime të vogla. Nëse ju e surprizoni partnerin, me gjëra të vogla, kjo gjë do ta gëzojë atë pa masë.

Merrni ca kohë larg për t’i munguar njëri-tjetrit

Nëse e kaloni gjithë kohën e lirë me partnerin, shanset që të grindeni janë të mëdha. Jepini hapësirë njëri-tjetrit, për të dalë me shoqëritë respektive, pasi do të ndiheni më mirë dhe koha që do kaloni më vonë së bashku do të jetë më cilësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu