20 gjëra që të gjithë i mendojmë, por nuk i themi kurrë

0
Gjigandi

Për të shmangur “katastrofa” sociale dhe profesionale, shumë prej nesh preferojmë t’i mbajmë disa gjëra për vete. Jo çdo gjë që e mendojmë duhet ta themi dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë, edhe pse si rrjedhojë mund të detyrohemi të themi disa gënjeshtra të bardha. Nëse ndiheni në faj për ato që mendoni, nuk duhet, pasi të gjithë mendojmë gjëra që nuk guxojmë t’i themi kurrë. Cilat janë këto gjëra që edhe ju i keni menduar të paktën një herë, edhe pse nuk i keni thënë me zë të lartë?

“Nuk po dëgjoja fare çfarë po thoshe.”

“Nuk duhet t’i kishe prerë flokët me balluke.”

“Po ia fut kot, por je shefja ime dhe s’mund të ta them në sy.”

“Edhe pse mendon se ke talent, nuk ia thua fare për këtë punë.”

RonaTyra

“Dreq! Nuk ta mbaj mend emrin.”

“E kuptoj që do të bësh thashetheme, por për çfarë më hyn në punë ta dëgjoj këtë histori?”

“Bebi yt nuk është edhe aq i bukur.”

“Je shumë e/i mirë për të pasur një partner/e të tillë.”

“Fustani që ke blerë s’të shkon fare.”

“Nuk mund të vij në festën tënde, thjesht sepse nuk dua.”

“Aspak kënaqësi që të takova.”

“Po pra po, do takohemi… As unë dhe as ti s’kemi për ta marrë kurrë njëra-tjetrën në telefon, edhe pse shkëmbyem numrat nga sikleti.”

“Si t’ia bëj të kontrolloj telefonin, por të mos bie në sy që s’po i kushtoj vëmendje bisedës.”

“Nuk më intereson udhëtimi yt apo sa bukur ia kalove.”

“Nuk dua t’ia di sa herë del për vrap apo shkon në palestër dhe nuk dua t’ia di as për dietën tënde.”

“Uroj që ky takim të marrë fund sa më parë.”

“Ai ta ka lënë ‘seen’ sepse s’do t’ia dijë për ty. Duket qartë që nuk i pëlqen.”

“Nuk ishte i nevojshëm takimi, mund të ma kishe thënë edhe në telefon.”

“Do të doja që fëmijët e mi të mos ekzistonin për 24 orë.”

“Nuk e kuptoj pse bën rolin e injorantes kur e di mirë si janë gjërat.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu